Transmetuar më 24-05-2018, 08:06

Prej kohësh ish-Missi Armina Mevlani ka bërë me dije se së shpejti do të lidhë kurorë me partnerin e saj Shkëlzen Berisha.

Madje tashmë ata kanë nisur të bëjnë plane, se si do të jetë martesa.

E ftuar këtë të mërkurë në “Top Show Magazine”, ku është folur për dasmën mbretërore të Meghan dhe Princ Harry-t, Armina foli dhe për të sajën.

Lidhur me fustanin ajo tha se “Do të jetë diçka më ndryshe. Më pëlqen fustani i Grace Kelly. Por ajo që është e sigurtë është se dasma nuk do të jetë shumë klasike”.

Po ashtu Armina deklaroi se grimi i saj nuk do të jetë i ngarkuar.

Megjithatë, ajo tha se dasma nuk do të jetë këtë vit, por zbuloi se martesa do të mbahet në Shqipëri. /a.y/noa.al