Transmetuar më 24-05-2018, 10:25

Ashtu siç pritjes seanca e sotme plenare nisi me debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Basha mori fjalën për të thënë se nuk mund të ketë punime normale për sa kohë që ministri Fatmir Xhafaj qëndron në qeveri, por pasi mbaroi koha e përcaktuar për procedurë, Ruçi i mbylli mikrofonin.

Nën hundën e qeverisë deputetët e PD-së hapën një baner ku shkruhej “Shqipëria si gjithë Europa. Jo qeveri me krim dhe drogë”.

Ata bllokuan foltoren e Kuvendit ndërsa Ruçi ndërpreu seancën për 10 minuta./m.sh/noa.al/ http://noa.al/lajmi/2018/05/677471.html