Transmetuar më 24-05-2018, 10:40

Pak ditë më parë dolën fituesit e Lotarisë Amerikane.

Shqiptarët e shohin Amerikën si vendin e ëndrrave dhe numri i aplikuesve nga viti në vit ka qenë i lartë.

Por për të gjithë fituesit ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se personat që nuk kanë një diplomë 4 vjeçare gjimnazi, por me kohë të pjesshme apo me sistemin e "natës" nuk mund të kualifikohen për më tej.

"Mos harroni që arsimi me kohë të pjesshme nuk kualifikohet për lotarinë e vizave", njofton ambasada.

Sipas ambasadës aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefshëm me një shkollë të mesme amerikane.

Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjeshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë./m.sh/noa.al/