Transmetuar më 24-05-2018, 11:17

Gazetari i njohur shqiptar Eno Popi bëhet baba për herë të parë.

Pak orë më parë ka ardhur në jetë vajza e tij, e cila do të quhet Liv.

Mësohet se çifti ka vendosur që fëmija i parë të lindë në SHBA, dhe përtej Atlantikut ndodhet bashkëshortja e gazetarit bashkë më vajzën e sapo lindur.

Së shpejti edhe ai do t’i bashkohet familjes.

Emri i vajzës së sapolindur Liv është skandinav dhe do të thotë “mbrojtje, përkrahje” ndërsa në gjuhën moderne norvegjeze, suedeze dhe daneze do të thotë “Jetë”.

Tashmë moderatori duhet të presë edhe disa kohë për të shkuar drejt Amerikës dhe të mbajë për herë të parë në krah gëzimin e tij më të madh./m.sh/noa.al/