Transmetuar më 24-05-2018, 11:28

Futbollisti brazilian Ronaldinjo thuhet se do të martohet me dy gra, që aktualisht janë të dashurat e tij.

Ceremonia mund të bëhet në Rio De Janeiro, në rezidencën e tij që kap shifrën e 5 milionë dollarë.

38-vjeçari jeton aktualisht me dy të dashurat Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza dhe mund të finalizojnë gjithçka me martesë në muajin gusht.

Ish-ylli i Barcelonës kishte nisur të takonte Beatrizin në vitin 2016, por se e vazhdoi marrëdhënien e tij edhe me Priscillën, që e kishte njohur disa vjet më parë.

Mediat braziliane bëjnë me dije se dy të dashurat e futbollistit marrin nga 1500 dollarë në muaj e se këto para mund t’i shpenzojnë sipas dëshirës.

Gjithashtu, Ronaldinjo iu bën edhe dhurata të shumta.

Motra e yllit të futbollit Deisi ka thënë se është kundër martesës së Ronaldinjos me dy femra njëherësh.