Transmetuar më 24-05-2018, 12:12

Një person humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën pas një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë.

Shkaktar i kësaj ngjarje të rëndë u bë një shtetas shqiptar, i cili ndodhej në timonin e makinës që i mori jetën 65 vjeçarit.

Sipas mediave greke rreth orës 8:20 të mëngjesit shqiptari mori përpara një grup njerëzit që ishin duke pritur në një stacion autobusi.

Për pasojë një 65-vjeçar mbeti i vdekur dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur.

Mësohet se e plagosur mbeti edhe vajza 9-vjeçare e shqiptarit e cila nuk kishte vendosur rripin e sigurisë.

“Pashë viktimën e bllokuar midis kolonës dhe makinës”, tha një grua dëshmitare e ngjarjes vetëm disa minuta pas aksidentit, shkruan protothema.gr.

Kryebashkiaku duke folur për Prothothema e ka quajtur të pashpjegueshëm aksidentin, duke shtuar se rruga është e drejtë dhe nuk ka kthesa.

“U përplasëm”, bërtiste vajza shqiptare pas aksidentit teksa e transportuan me urgjencë drejt spitalit.

Pritet që autoritetet greke t’i bëjnë testin e alkoolit shqiptarit 50 vjeçar pasi sipas tyre rruga ku ka ndodhur aksidenti është e drejtë dhe është e pashpjegueshme që ngjarja të ishte kaq fatale/m.sh/noa.al/