Transmetuar më 24-05-2018, 12:24

Momente paniku në Hangzhou, në provincën kineze të Zhejiang, ku një fëmijë ra nga kati i shtatë i pallatit, teksa gjyshërit e tij po merreshin me vëllanë më të vogël.

Fatmirësisht disa kalimtarë që po kalonin poshtë pallatit, panë çfarë po ndodhte, duke arritur që ti shpëtojnë jetën.

Vogëlushi kishte ngecur në strehën e katit të katërt, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Disa burra tërhoqën një mbulesë që ishte varur, duke improvizuar një pritë.

Fatmirësisht siç mund të shihni në videon që noa.al sjell më poshtë, ndërhyrja e shpejtë bëri që vogëlushi 6-vjeçar të shpëtojë.

Ai u dërgua në spital, vetëm me frakturë në njërën këmbë. /a.y/noa.al