Transmetuar më 24-05-2018, 13:14

Në një dalje për mediat nga jashtë ambienteve të Parlamentit kreu i deputetëve të PS-së, Taulant Balla komentoi protestën e ditës së shtunë që do të mbahet nga opozita.

Ai foli edhe në lidhje me audio – përgjimin e publikuar nga PD-ja për Agron Xhafën.

Sipas Ballës sapo çështja të zbardhet nga prokuroria do të zbulohet se ka qenë një stisje për të fshehur gjurmët.

"I qëndroj saj që kam thënë dhe do ndjek me vëmendje gjithçka që do zbulojë prokuroria në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese me qëllim që kjo çështje të zbardhet dhe kur të zbardhet ju do më jepni të drejtë mua për gjithcka kam thënë.

Kuvendi në këtë ditë si rrallë hërë paraprin një vendim të rëndësishëm për hapjen e negociatave, opozita bojkotin miratimin e rezolutës. Ndërkohë edhe historia e shpikur dhe e stisur me Babale dhe gazetar është për tu fshehur nga një gjëmë e madhe që e ka zënë PD", tha Balla.

Porkuroria sipas tij duhet të sqarojë opinionin publik se kush është regjisori i Babales, kush është Babalja dhe për çështje të tjera.

"Pasnesër kanë piknikun. Unë jam në llogaridhënie në qarkun që kam detyrën dhe më ka ngarkuar populli ta përfaqësoj. S’besoj se do jetë shumë për t’u ndjekur. Është një protestë për ‘Babalen’, janë bërë protesta të shumta, por protestë për Babalen mund ta bëjë vetëm Saliu me Lulin dhe kjo është derexjeja ku ka degraduar PD dhe po merr gjithë opozitën me vete", tha Balla./m.sh/noa.al/