Transmetuar më 24-05-2018, 13:28

Dukej si një grip i zakonshëm, por në të vërtetë ishte shumë më shumë se kaq, bëhej fjalë për sëmundjen sepsi. Një vajzë angleze vetëm 18 vjeçe, Whitney Martin, e cila kishte ethe dhe temperaturë të lartë, kaloi në infeksion të rëndë, duke përfunduar në koma, në luftë për mbijetesë.

Gjithçka nisi rreth tre javë më parë, kur e reja nga Terlford, nisi të kishte dhimbje dhe simptoma të ngjashme me gripin, të cilat e detyruan të qëndrojë në shtrat.

Nëna e saj Suzanne, u shqetësua kur pa se temperatura nuk binte, ndërkohë që presioni i gjakut ishte shumë i ulët.

Kështu vajza u shtrua në spital, ku pësoi dhe një atak kardiak, duke përfunduar në koma, shkruan noa.al.

Për shkak të gjendjes kritike ajo u transportua nga spitali i Telford në atë të Manchester, në një repart më të specializuar. Ajo mbahet në jetë me aparatura, ndërkohë që mjekët shprehen optimistë se do e kalojë luftën mes jetës dhe vdekjes.

Nëna e së resë apelon për kujdes ndaj këtyre simptomave, në mënyrë që të mos e pësojnë si vajza e saj.

Çfarë është sëmundja e Sepsis

Sepsis është sëmundje e rrallë, e cila paraqet rrezik potencial të jetës që mund të ndodh nga infeksioni i gjakut që shkaktohet nga toksina të caktuara që prodhojnë baktere. Infeksioni mund të shfaqet kudo në trup.

Vendet më të shpeshta ku depërton bakteri në nivel të gjakut janë mushkëritë, zorrët, trakti urinar, veshkat, lëkura dhe trakti i sipërm i frymëmarrjes, veshët, hunda apo fyti.

Kur gjaku i infektuar udhëton përmes trupit, toksinat e liruara nga bakteri mund të prekin të gjitha organet tjera të sistemit të trupit. Këto toksina mund të shkaktojnë sistemin imunitar të trupit të reagojë dhe të sulmojë vetveten.

Nëse nuk trajtohet, sepsis mund të shkaktojë ndaljen e funksionimit të veshkave, mushkërive, trurit dhe organeve të tjera, duke çojë në kërcënim me jetë, dështimin e qarkullimit, shok septik. /a.y/noa.al