Transmetuar më 24-05-2018, 13:54

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një video ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen protestës së thirrur të shtunën në orën 11.00, para Kryeministrisë.

“Nuk ka të ardhme me krimin në pushtet. Është ne dorën tonë t’i ndalojmë! 26 maj”, shkruan Basha.

Në video thuhet se protesta vjen për t’i thënë po Europës dhe jo qeverisë së drogës.

Po ashtu nënvizohet se me paratë e krimit dhe drogës po kapet ekonomia, duke e lënë popullin të papunë dhe në varfëri. /a.y/noa.al