Transmetuar më 24-05-2018, 14:42

Deputeti demokrat, Genc Pollo del me deklaratë lidhur me rezolutën e miratuar sot në Kuvend, për integrimin europian.

Ai thotë se rezoluta për integrimin europian që Partia Socialiste vetë e hartoi dhe e vetë e votoi, ishte një tekst plotë furçe dhe bojëra për makiazhin e fytyrës së qeverisë.

Sipas tij, nëse qeveria dhe Edi Rama do të donte një rezolutë konsensuale atëherë do të lejonte që teksti i Partisë Socialiste normalisht, siç është vepruar gjithmonë, të shqyrtohej në Komisionin e Integrimit Europian.

Pollo thotë se, duhej të shqyrtohej edhe në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dy organe përgjegjëse të Kuvendit, për raportet me Bashkimin Europian dhe kështu është vepruar gjithmonë përmes diskutimeve, kompromiseve, është arritur pothuajse gjithmonë një tekst i përbashkët i cili është votuar konsensualisht.

“Siç u arrit edhe deklarata me deputetët e Parlamentit Europian në shkurt të këtij viti.

Por qeveria nuk e do këtë dhe Edi Ramës ai projekt-pezolutë me furçe me bojëra i duhet vetëm për të hequr vëmendjen nga Agron Xhafaj dhe nga i vëllai i tij, që rri, i vdekur i pakallur, në postin e Ministrit”, u shpreh Pollo.

Deputeti demokrat deklaroi ndër të tjera, se rruga për të korrigjuar këtë zullum dhe rruga për të korrigjuar shumë zullume të tjera dhe rruga për një Shqipëri europiane është protesta e madhe e gjerë popullore, “Këtë të shtunë në orën 11.00 në sheshin qendror të Tiranës”. /a.y/noa.al

Rama: Shqipëria i vetmi rast, ku nuk ka unitet për çeljen e negociatave