Transmetuar më 24-05-2018, 16:29

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën të paktën 9 shtetasve rumunë, të cilët po udhëtonin me një autobus.

Ngjarja tragjike ka ndodhur dy ditë më parë, rreth 60 kilometra në juglindje të Budapestit.

Shoferi i autobusit ndërroi korsi dhe filloi të merrej edhe me telefoni, kur papritur një kamiom u shfaq përballë.

Brenda autobusit të aksidentuar gjendeshin shtatë meshkuj dhe dy femra, të cilët kanë humbur jetën.

Mediat lokale kanë publikuar videon amatore që shfaqen përplasjen e drejtpërdrejt të autobusit dhe kamionit, por ende nuk është konfirmuar autenticiteti i videos.

Shoferi i minibusit kishte transmetuar udhëtimin e tyre live në Facebook, ku edhe shihet momenti kur ndërron korsinë dhe përplaset me kamionin. /k.k/noa.al/