Transmetuar më 24-05-2018, 17:04

Kryetari i grupit parlametntar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar ashpër ndaj Edi Ramës, i cili përdori togfjalëshin “kënetë mediatike”, për ndërtimin e inceneratorëve, çështje me të cilën u mor edhe Zëri i Merikës.

Petrit Vasili shkroi sot në Facebook se “Kryeministri u çmend përfundimisht, e quan Zërin e Amerikës kënetë”.

Me këtë sjellje, shkruan Vasili, “Kryeministri dëshmoi sërish e sërish një standard intelektual e politik mizerabël dhe të një profani, që nuk kupton asgjë dhe i duken armiq të gjithë, sa herë që ja venë ne dukje këto”.

Zëri i Amerikës, një ditë më parë publikoi një investigim për ndërtimin e inceneratorëve.

“Ju ftoj të gjithëve të mos dëgjoni zhurmën e kënetave politike e mediatike ku gëlojnë njëmijë e një të zezat kundër këtyre projekteve kaq të dobishme për mjedisin e shëndetin".

Kështu shkroi Rama mes të tjerash në një status në Facebook, duke iu referuar kundërshtive mediatike për inceneratorët. /k.k/noa.al/