Transmetuar më 24-05-2018, 17:38

Një magazinë me mallra të pa shoqëruar me faturë tatimore është bllokuar në Shkodër.

Pas verifikimeve rezultoi se në magazinë, e cila ishte përshtatur si e tillë në mjediset e një shtëpie, ruhej malli i gatshëm për tregtim.

Ambjenti ishte i padeklaruar në organet tatimore.

Përveç masave administrative të ndërmarra për shkeljet e konstatuara, subjekti u procedua penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për “Fshehjen e të ardhurave”, si dhe për veprën “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Nuk është bërë publik emri i pronarit të magazinës me mallra, të cilët janë sekuestruar.

Vijojnë hetimet e mëtejshme, për të mësuar më shumë rreth këtij aktiviteti. /k.k/noa.al/