Transmetuar më 24-05-2018, 17:57

Një vit më parë, një shqiptar  në Gjermani masakroi për vdekje gruan e tij.

Rushit K, 37 vjeç, e goditi me sëpatë në kokë dhe në qafë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëherë. 27-vjeçarja kishte 6 muaj që ishte martuar me bashkëshortin nga Kosova që jetonte në Gjermani.

Por si ndodhi ngjarja mëngjesin e 1 tetorit?

Tani, burri ka dalë në proces gjyqësor në Gjykatën e Bonit. Sipas prokurorit, Rushit K. kishte rrahur bashkëshorten e tij më herët."Ai është kërcënim i madh për publikun e gjerë", tha prokurori.

Shqiptari nga Kosova punonte si asistent kuzhine në Bon, ndërsa gruan e tij e kishte njohur në Kosovë. Por, shpejt nisi sherri midis tyre.Rushit K. ishte i heshtur në fillim të procesit. Ai përfaqësohej me avokatin e tij Max Ziemer. Rreth dy vjet para krimit, klienti i tij e takoi gruan e në Kosovë. Ajo ishte ndarë nga i fejuari.

Një vit më vonë Rushit K. i bëri asaj një propozim për martesë. Në prill të vitit 2017 caktoi dasmës, në gusht Donika u zhvendos nga Kosova për në Siegburg.

"Ai ndjen shumë keqardhje për veprimin e tij," tha avokati. "Ai është i bindur se gruaja e tij ka luajtur gabim me të. Ajo shfrytëzoi avantazhet e tij dhe kurrë nuk e donte”, shtoi ai.2,w=756,q=high,c=0.bild

Ndërkohë, i akuzuari ka thënë se para se ta masakronte të shoqen, kanë pasur një

debat, pasi asaj i kishte ardhur një mesazh në telefon, që sipas tij i ishte dërguar nga ish- i dashuri i saj, dhe teksa ai ka tentuar t’i marrë telefonin për ta lexuar, ajo ka refuzuar.

Kjo ka shkaktuar acarimin e tij, që më pas ka çuar dhe në vrasjen e të resë. /k.k/noa.al/