Transmetuar më 24-05-2018, 18:30

Fillimisht u raportua për dy të plagosur, por më vonë njëri prej personave ka ndërruar jetë, pas aksidentit të sotëm rrugor në Bushat të Shkodrës.

Ai është drejtuesi i benzit, me targa AA 802 JA, Ludovik Malota, 62 vjeç, që ndërroi jetë pak pasi u transportua në spital.

Në aksidentin tragjik u përfshinë tre automjete.

Janë të paqarta shkaqet që çuan në përplasjen e makinave, e cila ka qenë e fortë, ashtu siç tregon edhe kjo foto.

Në aksident  është përfshirë edhe myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj. Ai nuk ka pësuar lëndime, por bashkëshortja e tij është dërguar në spital.

Po punohet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes. /k.k/noa.al/