Transmetuar më 24-05-2018, 18:58

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pritet të vendosë mbi fatin e ish-gjyqtarit Fatos Lulo, i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk justifikoi dot pasurinë.

Fatos Lulo ishte i pari gjyqtar që u largua duke u bërë kështu “i djeguri” i parë i Vettingut.

Por, ai ka apeluar vendimin duke e vlerësuar të pajustifikuar shkarkimin e tij nga detyra.

KPA ka hedhur shortin dhe është përcaktuar trupa gjykuese.

Për çështjen e Lulos në trupë do të jenë Luan Daci kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari anëtarë.

Shorti nga i cili doli kjo trupë u hodh ditën e sotme në ambientet e KPA./a.m.