Transmetuar më 24-05-2018, 19:29

Të shtunën opozita pritet të mbajë protestën e paralajmëruar në të cilën do të kërkojë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Protesta pritet të nisë në orën 11:00 nga sheshi “Skënderbej” dhe turma e mbështetësve të opozitës do të marshojë drejt Kryeministrisë.

Mësohet se opozita ka planifikuar të qëndrojë në shesh përtej oarit të parashikuar në lejen e marrë në policinë e Shtetit për tubimin.

Nuk ka një afat të sigurt se sa orë, por ajo që konfirmohet nga burimet është se tubimi do të zgjasë.

Ndërkohë, NOA mësoi se kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë këtë të shtunë.

Ai pritet të shkojë në Berat ku është parashikuar të marrë pjesë në disa aktivitete./a.m./noa.al/