Transmetuar më 24-05-2018, 19:52

Një shtetas shqiptar është bërë protagonist i një krimi të shëmtuar në Itali.

Teksa një turiste e huaj po shëtiste në zonën e San Lorenzos në Firence, 18-vjeçari shqiptar i mori me forcë telefonin nga dora dhe e rrëzoi përtokë gruan.

Ajo tentoi ta ndiqte por ai e kërcënoi me thikë.

Kalimtarët e rastit dhe disa shitës ambulantë në vendngjarje ndërhynë me shpejtësi.

Ata neutralizuan të riun emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Shqiptari u mbajt i bllokuar derisa mbërriti policia dhe e arrestoi.

Ai është vënë prapa hekurave dhe tashmë pritet të dalë para gjykatës./a.m./noa.al/