Transmetuar më 24-05-2018, 20:52

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19 ka mundur përfaqësuesen e Kosovës me rezultatin 2-1.

Ndeshja miqësore u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ekipi i Erjon Bogdanit triumfoi falë dygolëshit të futbollistit Patrik Pasha.

Goli i parë u shënua në minutën e 21-të. Në minutën e 41-të Gentrit Limani barazoi për Kosovën nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim ndërkohë lojë e balancuar është zhvilluar edhe në të dytën.

Por Shqipëria shfrytëzoi një rast që u shfaq për Pashën i cili shënoi për të dytën herë duke çuar shifrat në rezultatin final 2-1./a.m./noa.al/