Transmetuar më 24-05-2018, 21:32

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, përmes një komenti në rrjetet sociale, shprehet se më 26 maj shqiptarët do t’i tregojnë Europës se nuk përfaqësohen nga krimi që sot ka kapur shtetin.

Paloka shprehet se Partia demokratike nuk po e pengon aspak integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Sot foli dhe vete “Griselda” .

E punesuar si veline ne bashkine e Tiranes , “Griselda” deklaroi se opozita po sajon histori te paqena per te penguar integrimin e vendit.

E mbani mend velinen qe mbushi gjithe kancelarite e Evropes me makabritete sipas te cilave Berisha kishte rrembyer Griselden shtatzane, i kishte care barkun dhe nxjerre femijen vetem sepse ajo ishte bashkeshortja e nje socialisti…

Ky sot , bashke me kryegriselden kryeminister, na akuzojne se po pengojme integrimin a thua se kriminelet ne Parlament dhe qeveri ja vume ne, thua se Tahirin e Habilajve dhe Fatmirin e Xhafajve i vume ne ministra te brendshem…”, shkruan Paloka në postimin e tij.

Ai vijon më tej duke thënë:

“Me 26 maj ora 11 , ne proteste per ti treguar Evropes se shqiptaret nuk perfaqesohen nga krimi qe sot ka kapur shtetin. Ne nuk na perfaqesojne Rama, Tahiri e Xhafaj. Ne duhet te pranohemi ne Evrope me dinjitet“./a.k/noa.al/