Transmetuar më 24-05-2018, 21:56

Dalin pamjet e vrasjes së 22-vjeçarit Marvi Mihali, krim i cili ndodhi pas sherrit për një karikues telefoni.

Ngjarja ndodhi në 31 Korrik të vitit të shkuar pranë stadiumit "Selman Stërmasi" ndërkohë pamjet publikohen vetëm sot.

Në pamjet e publikuara nga TCH, shihet nga kamerat e sigurisë se si Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla, Kridens Alla dhe shumë të tjerë kishin rrethuar zonën, për ti bërë pritë bashkëmoshatarëve të tyre, Armend Haxhiut, Xhoslin Shatës, Marvi Mihalit.

Në pamje duket se njëri prej autorëve të krimit i bën shenjë shokëve se po vijnë djemtë e grupit tjetër.

Dejvi Bitraj i shkëmben fjalë me Armendin, i cili pas sharjeve ia kthen me grusht.

Më pas, ai dhe shokët e tij, Xhoslini dhe viktima Marvi rrethohen. Këtij të fundit iu vërsulën egërsiht edhe pse nuk ishte ai personi me të cilin ishin konfliktuar.

Ai goditet me thikë dhe mbetet i vdekur ndërkohë autorët shihet teksa largohen me vrap. Marvi ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavlo Mihali dhe mësueses Mira Mihali./a.m./noa.al/