Transmetuar më 24-05-2018, 22:07

Një vajzë 17-vjeçare është larguar nga banesa duke alarmuar prindërit e saj.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës.

Vajza e zhdukur është identifikuar si shtetasja me inicialet M.H.

E mitura u largua nga banesa dhe ka shkëputur çdo kontakt me familjen.

Denoncimin në polici e ka bërë nëna e vajzës, shtetasja me inicialet F.H.

Paraprakisht policia dyshon se e mitura mund të jetë larguar me ndonjë djalë.

Uniformat blu kanë nisur kërkimet ndërkohë dosja është përcjellë në prokurori për veprime të mëtejshme./a.m./noa.al/