Transmetuar më 24-05-2018, 22:08

Tregu online edhe në Shqipëri tashmë është një realitet, por nga ana tjetër konsumatori është i pambrojtur për cilësinë dhe sigurinë që paraqet ky treg. Faqet në Instagram të cilat ofrojnë produkte të shumta, nuk janë të kontrolluara dhe mashtrojë me produktet që shesin.

Rasti i trajtuar mbrëmjen e sotme në Fiks Fare denoncon këtë mashtrim të hapur që behet me konsumatorin shqiptarë dhe askush nuk mban përgjegjësi, Në redaksinë e Fiksi Fare erdhi një denoncim nga një qytetare për një faqe në rrjetin social Instagram, Beautiful_skin_3, tregtonte produkte të ashtuquajtura natyrale të përgatitura në mënyrë artizanale. Qytetarja kishte porositur online një krem fytyre dhe një sapun larës. Pasi kishte marrë porosinë qytetarja i kontaktoi përsëri faqen, pasi kremi i kishte shkaktuar irritim në lëkurë, ndërsa sapunin edhe pse kishte paguar 17 mijë lekë në internet mund ta blije me çmimin 2 dollarë. Denoncuesja ishte munduar të kontaktonte sërish me faqen për t’i kërkuar llogari për mallin që i kishin shitur dhe kthimin e pagesës, por jo që nuk kontaktoi, por faqa i bëri bllok. E gjender para këtij fakti qytetarja iu drejtua shërbimit postar, ku ky i fundit detyroi shitësen e mallit t’i përgjigjej klientes. Më në fund ajo mori mbrapsht pagesën e bërë që ishin plot 57 mijë lekë. 40 mijë lëkë kremi dhe 17 mijë sapuni të reklamuara si bio nga faqa e Instagramit Beautiful_skin_3.

Fiksi menjëherë kontaktoi me faqen Beautiful_skin_3 për të bërë një porosi online , ashtu siç denoncuesja kishte vepruar. Gazetarët e fiksit porositën një krem për fytyrë me vlerë 4000 lekë, dhe një sapun larës 1700 lekë. Pasi porosia e bërë mbërriti me shërbimin postar, gazetarët e Fiksit konstatuar të njëjtin problem me denoncuesen. Kremi ishte pa asnjë etiketë, me përbërësit që përmbante dhe aroma ishte e papërshtatshme, ndërsa sapuni nuk ishte një prodhim artizanal por me ambalazh.

Fiksi shkoi në dyqane që tregtojnë produkte bimore dhe pyeti për çmimin e të njëjtit sapun dhe çmimi ishte vetëm 3 mijë lekë, ndërkohë që i njëjti produkt ishte blere online 17 mijë lekë.

Fiksi kontaktoi përsëri me faqen Beautiful_skin_ 3 për të kthyer produktet e porositura, por faqja menjëherë vendosi bllok, njësoj siç kishte vepruar me qytetaren që e denoncoi. Por raste të shitjes së produkteve të ndryshme në Facebook apo Istagram ku mashtrojnë me produktet dhe nuk u përgjigjen më klientit janë të shumta dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Gazetarët e Fiksit iu drejtua Ministrisë se Ekonomisë, Sektorit të Tregut të Brendshëm për të pyetur se a ka një plan për të kontrolluar tregun online dhe sa i mbrojtur është konsumatori nga këto blerje. Kolotilda Neziri , Kryetare e Komisionit Të Mbrojtjes Së Konsumatorit pranë Ministrisë së Ekonomisë tha se faqet që qytetarët mund të bëjnë blerje online duhet të kenë disa elementë të domosdoshëm, siç janë mundësia e kthimit të produktin në rastet kur nuk janë arritur pritshmëritë dhe përshkrimi i produktit se çfarë përmban. “Faqa online duhet të ketë një adresë të saktë dhe të jetë një biznes i kontrolluar nga shteti duke plotësuar të gjitha ligjet në fuqi mbi të drejtën e konsumatorit” shprehet Neziri. Aktualisht në Shqipëri janë 44 subjekte online që operojnë dhe që kontrollohen. “Në rastet kur një faqe online nuk ka asnjë të dhënë konkrete dhe vepron njësoj si në rastin që Fiksi ka denoncuar, kemi të bëjmë me një vepër penale dhe duhet t’i drejtohen organeve përkatëse. Deri më sot në institucionin që unë drejtoj nuk ka asnjë denoncim nga konsumatorët për blerje në faqet online” përfundoi Neziri.