Transmetuar më 24-05-2018, 22:57

Eksperti ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, tha mbrëmjen e sotme se nëse prokuroria do të donte të zbardhte realisht të vërtetën për audio-përgjimin duhej të niste hetimin mbi qelizat telefonike.

Bardhi theksoi se qelizat telefonike do të provonin nëse babalja dhe vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishin ose jo në të njëjtin vend.

“Le të marrin qelizat telefonike dhe të shohim nëse janë apo jo dy personat në të njëjtin vend në të njëjtën orë”, u shpreh Bardhi.

“Këtu duhet të niste hetimi dhe s’ka pse të priten urdhrat e Edi Ramës për të nxjerrë të vërtetën”, tha ai më tej.

Më 26 maj në orën 11:00, opozita do të mbajë një protestë ku do të kërkojë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa deputetë të saj kanë bërë thirrje për pjesmarrje në protestën e 26 majit./a.k/noa.al/