Transmetuar më 25-05-2018, 08:44

Kim Kardashian rikthehet me një fotografi ku shihet e gjitha e zhveshur, të cilën e ka publikuar në Instagram, ku numëron mbi 111 milionë ndjekës.

Ajo shfaq gjithë trupin zhveshur, ku në sajë të pozicionit, mundohet të mbulojë hiret e saj.

Në fotografinë ku shihet me krahët e kryqëzuar në kraharor, të cilat zgjaten në zonën intime, Kim ka marrë mbi 2 milionë pëlqime dhe qindra mijëra komente.

Gjithçka për të reklamuar parfumin e saj ‘KKW Beauty’, i cili ka dalë në treg.

Pak ditë më parë, gruaja e reperit Kanye West, ka bërë fotografi të tjera të guximshme, për artisten Vanessa Beecroft, ku shihet e gjitha e mbuluar me argjil.

Së fundmi ajo ka postuar edhe një fotografi tjetër ku shihet me lëpirëse të një kompanie të njohur, me anë të së cilës premton reduktimin e ndjenjës së urisë. /a.y/noa.al