Transmetuar më 25-05-2018, 09:36

Donald Lu këtë verë do të largohet nga Shqipëria, pas përfundimit të mandatit si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai do të kujtohet për deklaratat e forta, për ndëshkimet në drejtësi, por edhe për ndikimin që pati në reformën në drejtësi.

Bëhet e ditur se Shtëpia e Bardhë ka dërguar këtë të enjte emrin e tij në Senat.

Në shkresën zyrtare kërkohet miratimi i Lu, si ambasador në Kirgistan.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “Donald Lu, Kaliforni, anëtar i Karrierës i Shërbimit të Lartë të Jashtëm, të emërohet Ambasadori i Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kirgistanit”.

Diplomati amerikan ka deklaruar në vijimësi se Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të ngrejë zërin në favor të sundimit të ligjit dhe reformës së gjyqësorit dhe kundër përpjekjeve për të manipuluar zbatimin e saj. /a.y/noa.al