Transmetuar më 25-05-2018, 09:47

Një ditë para protestës së thirrur nga opozita, lideri i PD-së Lulzim Basha ka një kërkesë për të gjithë shqiptarët.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale ai shprehet se mazhoritarët po pasurohen me tendera dhe koncesione, ndërsa populli i thjeshtë po varfërohet nga taksat.

"Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera, kurse ne varfërohemi nga rritja e taksave dhe çmimeve.

 Është në dorën tonë t’i largojmë! 26 maj, ora 11:00", shkruan Basha.

Nesër paradite në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të mbahet protesta e thirrur nga opozita ku në plan të parë është kërkesa për largimin e ministrit Xhafaj, për shkak të skandalit me vëllain.

Ndërsa opozita pretendon se kësaj qeverie i ka ardhur fund, si e korruptuar dhe e lidhur me krimin.

Ditën e djeshme u dorëzua në polici edhe kërkesa për zhvillimin e protestës, ndërsa nuk kishte një orar të caktuar për kohëzgjatjen e saj./m.sh/noa.al/