Transmetuar më 25-05-2018, 10:09

Të enjten në mbrëmje, në  Mississaugua të Kanadasë dy persona kanë hyrë në një restorant dhe kanë shpërthyer një bombë.

Si pasojë e shpërthimit, 15 persona që ishin në restorant kanë mbetur të plagosur.

Tre prej tyre kanë marrë plagë të shumta dhe janë dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Policia rajonale tha se të dyshuar për ngjarjen janë dy djem, të cilët janë parë të veshur me të zeza e me kapele në kokë dhe që mbanin një send të fortë në dorë.

Forcat policore kanë kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar personat e dyshuar.

Të dyshuarit janë përshkruar si të gjatë dhe rreth 20-vjeçar. Andre Larrive një banor aty pranë tha për mediat se shpërthimi që ka dëgjuar ishte vërtetë i tmerrshëm. /d.xh/noa.al