Transmetuar më 25-05-2018, 10:21

Një pacient nga Korça, i cili ka gjetur vdekjen mëngjesin e djeshëm, pas një operimi që kishte bërë, ka bërë që të nisë hetimi për mjekun që kreu ndërhyrjen.

Shef i Shërbimit të Kirurgjisë së Brendshme në QSUT, Edmond Çeliku 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek pranë QSUT-Tiranë, po hetohet në gjendje të lirë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi rreth orës 08:20 të kësaj të enjteje, në banesën e tij në lagjen nr.9 Korçë, ka ndërruar jetë shtetasi K.R., 63 vjeç, i cili kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale më 16 maj në QSUT-Tiranë.

Familjarët e të ndjerit dyshojnë se doktor Çeliku ka kryer mjekim të pakujdesshëm, duke bërë denoncim në polici ndaj tij.

Sakaq nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al