Transmetuar më 25-05-2018, 10:44

Një vajzë e vogël, vetëm 1 vjeçe, humbi jetën, pasi u harrua për orë të tëra nga i ati, brenda makinës në diell.

Vogëlushja ishte ulur në ndenjësen e saj, në makinë, ndërsa babai birësues, po çonte djalin në kopsht.

Por ai nuk u kujtua që e kishte lënë brenda makinës dhe iku në punë, duke bërë që e mitura të humbë jetën nga nxehtësia e krijuar brenda mjetit.

Ngjarja tragjike u shënua këtë të mërkurë, në East Nashville, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte nëna birësuese e së miturës ajo që e gjeti vajzën në makinë pa ndjenja, por pavarësisht dërgimit në spital, mjekët konstatuan vdekjen e saj. /a.y/noa.al

Në foto, makina ku u harrua vajza