Transmetuar më 25-05-2018, 10:54

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur për ekspertizë në Itali audio – përgjimin ku pretendohet nga opozita se flet vëllai i ministrit të Brendshëm.

Në një laborator në Romë do të zbulohet nëse biseda për trafik dorge është zhvilluar mes "babales", tashmë të njohur si Albert Veliu dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm.

Ishte opozita dhe më konkretisht Partia Demokratike ajo që publikoi rreth 3 javë më parë përgjimin, ndërsa mazhoranca pretendon se nuk është i vërtetë.

Opozita për këtë shkak mban nesër një protestë, ndërsa Agron Xhafaj u nis pak kohë më parë drejt Italisë për tu përballur me autoritetet atje për akuzat e trafikut të drogës.

Ndërsa ditën e djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimin pasuror për vëllanë e ministrit të Brendshëm./m.sh/noa.al/