Transmetuar më 25-05-2018, 11:04

Dy persona janë kapur mat, teksa lëviznin me doza heroine me vete, të cilën dyshohet se e kishin për shpërndarje.

Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, Gentian Dallanin, 33 vjeç, si dhe Erald Palloshin, 33 vjeç, të dy banues në Gramsh.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMW” të Dollanit, në lagjen “18 Gushti”, Gramsh, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

Ndaj dy të rinjve u bë arrestimi në flagrancë, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Në ngarkim të tyre materialet iu referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al