Transmetuar më 25-05-2018, 11:07

Një serb i dyshuar për krime lufte, Zoran Vukotiç u dënua me 6 vjet e gjysmë burgim.

Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka gjetur fajtor Vukotiç, duke e dënuar për një sërë veprash penale.

Vukotiç akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare, paraburgosje në mënyrë të paligjshme, rrahje dhe trajtim çnjerëzor të të paraburgosurve në Qendrën e Paraburgimit në Smrekonicë.

Vukotiç u lirua vetëm nga një akuzë, për një sulm ndaj shqiptarëve në Vushtrri.

Serbi i dënuar cilësohej si ndër personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore, autor i një sërë veprash të rënda ndaj shqiptarëve.

Gjykimi ndaj tij ka qenë i tejzgjatur në kohë. /d.xh/ noa.al