Transmetuar më 25-05-2018, 11:11

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në Tiranë.

Mësohet se një makinë i ka marrë jetën shefit të Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës, Martin Nika.

Ngjarja ka ndodhur shumë pranë Kryeministrisë, ndërsa policia vuri në pranga autorin.

Ai është Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.

Rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, Martin Nikën 50 vjeç.

Mësohet se Nika sapo kishte bërë kontrollet e punonjësve të gardës pranë kryeministrisë.

 Ai ishte duke ecur më këmbë kur mjeti që drejtohej nga 31 vjeçari i mori jetën.

Nika ka qenë shef i shoqërimit të delegacioneve gjatë vizitave të personaliteteve të njohura si ish- Presidenti amerikan Xhorxh Bush, Papa Françesku, zonjës Clinton etj.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”./m.sh/noa.al/