Transmetuar më 25-05-2018, 11:18

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për dy policët e burgjeve që shoqëronin Mikel Kasajn, i cili u arratis nga  gjykata e qytetit jugor.

Gjolek Hodaj dhe Granit Zani janë lënë në detyrim paraqitjeje.

Dy punonjësit e burgjeve janë shoqëruar menjëherë pas arratisjes të të riut Mikel Kasaj.

I riu Kasaj ia ka dalë të arratiset nga ambientet e gjykatës, në kohën që gjyqtari ka dhënë dënimin ndaj tij.

Gjyqtari e ka dënuar Kasajn me 3.4 vite burg për shtrëngim të dhënies së pasurisë me anë të kanosjes.

29-vjeçarit i janë dashur vetëm 16 sekonda që të ikte nga ambientet e gjykatës në Vlorë. 

Mikel Kasaj u arratis nga ambientet e Gjykatës së Vlorës mesditën e së mërkurës të datës 23 maj. /d.xh/noa.al