Transmetuar më 25-05-2018, 11:23

Publikohet kënga himn i Botërorit, që do të mbahet në muajin qershor në Rusi.

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi, e përzgjedhur si një nga zërat e këtij botërori, dëgjohet duke kënduar me artistët Will Smith dhe Nicky Jam, këngën identifikuese të kampionatit.

Kënga “Live it Up”, të cilin e gjeni në videon më poshtë, pritet të jetë hiti i kësaj vere.

Një këngë ritmike, ku spikat zieri karakteristik i Erës dhe që do të shoqërojë gjithë kampionatin botëror.

Kënga është prodhim i producentit Diplo dhe vjen e gjitha në anglisht.

Kënga është publikuar në Youtube si kolonë zanore, por pa videoklip.

Ndërkohë tre këngëtarët, do të performojnë në nisje të kampionatit Botëror, dhe premton që të shoqërojë gjithë stinën e verës. /a.y/noa.al