Transmetuar më 25-05-2018, 11:56

Për moderatoren Roza Lati, janë përfolur vazhdimisht persona të ndryshëm si të dashur të mundshëm të saj.

Së fundmi u përfolur edhe për lidhje me reperin nga Kosova, Fero, ku pasi ajo e ftoi në emision, e puthi në buzë.

Por më në fund Roza ka vendosur të vërë pikat mbi “i”, duke zbuluar të dashurin e saj.

Ajo ka publikuar në Instastory, momente ku shkëmben puthje pasionante me të dashurin e saj.

“Në dreq çfarë thonë!”, shkruan moderatorja si diçiturë të fotos.

Mësohet se prej më se një viti Roza është e lidhur me djalin i cili i ka rrëmbyer zemrën, por gjatë gjithë kësaj kohe, ka preferuar që ta jetojë lidhjen në privatësi. /a.y/noa.al