Transmetuar më 25-05-2018, 12:43

Ka kaluar një javë nga dasma e princit Harry të Anglisë me aktoren amerikane Meghan Markle. Por tashmë nusja e familjes mbretërore angleze, tashmë do të duhet të nisë mësimet.

Ajo do të udhëzohet për gjashtë muaj nga 49-vjeçarja Samantha Cohen, asistent-sekretare e mbretëreshës Elizabeth.

Për gjashtë muaj Meghan do të marrë leksione se si të sillet si pjesë e familjes mbretërore.

Këto muaj do të jenë intensiv për dukeshën e Sussex, e cila do të nisë edhe aktivitetet zyrtare.

Mediat angleze shkruajnë se Samantha ka luajtur rol kyç në përgatitjen e Meghan, për daljen e parë publike pas martesës, në kopshtin e pallatit mbretëror Buckingham Palace, për 70-vjetorin e princit Charles. /a.y/noa.al