Transmetuar më 25-05-2018, 13:22

E keqtrajtuar dhe dhunuar nga njerku, telefonon ndihmën e shpejtë për të denoncuar atë që ai i kishte bërë, pak minuta para se të hidhej para trenit.

Georgia Walsh, një vajzë 16-vjeçare angleze, i dha fund jetës duke u hedhur para trenit në stacionin hekurudhor të Dunton Green, në Kent, pasi denoncoi njerkun për abuzim.

Vajza nuk duroi dot më dhunën dhe ngacmimin seksual të pësuar, kështu që vendosi ti japë fund jetës.

Ngjarja tronditëse është shënuar në mars të vitit 2017, por këtë të martë, njerku i akuzuar, Brett Connell, u dënua me 9 vite burg.

Vajza e cila përveçse ishte nxënëse në shkollë, punonte dhe në një lokal. Ajo kishte nisur turnin e punës si gjithmonë dhe asnjë koleg, nuk kishte vënë re ndonjë ndryshim në sjelljen e saj. Por në mbrëmje u shfaq e mërzitur dhe me simptoma të qarta depresioni, por nuk tregoi asgjë.

Menjëherë pasi mbylli lokalin dhe u largua, ajo i shkroi një mesazhe koleges, “Kjo mund t’iu hapë probleme në punë”.

Më pas ajo telefonoi policinë, duke i thënë se e kishte përdhunuar njerku, abuzim që kushte nisur qysh kur ishte 13 vjeçe, kur ajo binte për të fjetur dhe ai e prekte çdo mbrëmje, shkruan noa.al.

16-vjeçarja kishte gjetur kurajën ti tregonte gjithçka të ëmës dhe gruaja e kishte dëbuar nga shtëpia partnerin, por plagët e Georgia ishin më të rënda, ndaj vajza i dha fund jetës. /a.y/noa.al