Transmetuar më 25-05-2018, 15:13

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje qytetarëve të mos bëhen pjesë e protestës të së shtunës, ku sipas tij po përdoren vetëm për të nxirë Shqipërinë në sytë e evropianëve.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama e ka quajtur liderin e PD ‘Esadist’ të ri.

Ai tha se qytetarët o zhgënjehen nëse marrin pjesë, pasi historia e audio-përgjimit të dalë.

“Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër Ministrit të Brendshëm trafikant droge! Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj, “Ah, si nuk e dija që audio-përgjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE!”, shkrua Rama në Facebook.

Më herët kryeministri ka deklaruar se synimi i opozitës është që vendi të mos marrë dritën jeshile për çeljen e negociatave.

Protesta e opozitës nis të shtunën në orën 11:00 nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë./a.m./noa.al/