Transmetuar më 25-05-2018, 15:27

Ditën e shtunë në 26 Maj opozita pritet të zhvillojë një protestë para Kryeministrisë në të cilën do të kërkojë largimin e Ministrit të Brendshm Fatmir Xhafaj.

Protesta vjen pas publikimit nga Partia Demokratike të audio-përgjimit në të cilin ajo pretendon se vëllai i ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj, dëgjohet duke bërë pazare droge.

Pas thirrjeve të opozitës drejtuar qytetarëve, Rama tha se ata po përdoren për të penguar çeljen e negociatave.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Rama shkruante se “Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës”.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i liderit të PD Lulzim Basha.

Ai publikoi një video-montash në Facebook me fotot e kryeministrit Rama, ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij me dixhiturën “Kush është Pashai”, referuar bisedave në audio-përgjim.

“Kush janë Esadistët që pengojnë Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Basha në komentin shoqërues të videos./a.m./noa.al/