Transmetuar më 25-05-2018, 16:59

Kufiri i gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë po kthehet në një zonë të preferuar për trafikantët e drogës.

Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar nga policia greke gjatë të cilit u sekuestruan 66 kilogramë e 380 gramë kanabis.

Aksioni u zhvillua në zonën e Kotsikas në Igumenicë.

Në pranga ranë një 33-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije dhe dy shtetas grekë, një burrë 55-vjeçar dhe një grua 45-vjeçare.

I pari që ra në pranga ishte shqiptari i cili po fshihte drogën mes shkurreve.

Ndërkohë, dy shtetasit grekë ishin pritësit e drogës.

Policia vijon hetimet për identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në linjën e trafikut./a.m./noa.al/