Transmetuar më 25-05-2018, 17:09

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga një tjetër sulm me armë në shkollë.

Këtë herë sulmi ka ndodhur në Indiana ku një person ka hapur zjarr drejt nxënësve pa paralajmërim.

Paraprakisht raportohet se në këtë ngjarje dy persona janë plagosur.

Ata janë transportuar në spital nga ku raportohet se janë në gjendje kritike.

Policia vendase ka arrestuar agresorin, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Nuk dihen ende motivet që e çuan agresorin drejt këtij krimi të rëndë.

Ngjarje të tilla janë të shpeshta në SHBA.

Vetëm një javë më parë, në Texas në një shkollë u vranë me armë tetë nxënës dhe dy mësues./a.m./noa.al/