Transmetuar më 25-05-2018, 17:19

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi priti sot në një takim Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Roberto Montella.

Në këtë takim theksi u vu tek reforma zgjedhore.

Kryemadhi deklaroi se moskryerja e reformës i dha mundësi mazhorancës të deformojë vullnetin e zgjedhësve në garën elektorale të një viti më parë.

 “Moskryerja e Reformës Zgjedhore para zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017 u shfrytëzua nga qeveria për prishjen e zgjedhjeve, blerjen masive të votës dhe krijimin e kësaj qeverie, e cila po i bën shqiptarët të ikin nga Shqipëria për shkak të varfërisë, korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi dhe trafiqet”, tha Kryetarja e LSI.

Kryemadhi theksoi më tej se “Reforma Zgjedhore përpara çdo gjëje tjetër duhet t’i japë përgjigje shumë të fortë problemit të blerjes së votës, si fenomen që po shkatërron të tashmen dhe të ardhmen e vendit”.

Kryetarja e LSI-së nënvizoi rolin që OSBE mund të luajë për Reformën Zgjedhore, për të adresuar fenomenet kritike të zgjedhjeve të fundit, por edhe për të reflektuar rekomandimet e mëparshme të OSBE-ODIHR-it./a.m./noa.al/