Transmetuar më 25-05-2018, 19:22

Greqia dhe Maqedonia përfunduan bisedimet e radhës në New York për çështjen e emrit, por në përfundim nuk u arrit asgjë konkrete.

Ministrat e jashtë të dy vendeve, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, u takuan të enjten dhe të premte, me ndërmjetësimin edhe të të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Matthew Nimetz.

“Ende nuk kemi një zgjidhje përfundimtare për emrin”, deklaroi në fund të bisedimeve i Nimetz, duke shtuar se ministrat do të shkojnë në Bruksel për të vijuar me negociatat.

“Ajo që mund të them është se bisedimet ishin të detajuara, çështjet janë përcaktuar mirë dhe janë kufizuar.

Nuk kemi ende një zgjidhje përfundimtare, por të dy palët janë të vendosura që të bëjnë shumë për arritjen e marrëveshjes”, tha negociatori i OKB-së.

Ndërkohë, pas takimit, dy ministrat refuzuan të dalin në një deklaratë për mediat. /k.k/noa.al/