Transmetuar më 25-05-2018, 19:48

Dy grupe grabitësish janë identifikuar nga Policia e Fierit, ku u arrestuan tre autorë të dyshuar.

Grupi i përë përbëhet nga tre persona, të cilët janë përgjegjës për vjedhjen e pjesëve të automjeteve të punës në bypass-in Levan Fier.

Ata janë, Lulzim Deda, 25 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), Daniel Hyka, 31 vjeç, dhe Mihal Dhima, 60 vjeç, të gjithë banues në Levan.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pjesë nga trupi i një mjeti pune të rëndë, tip eskavator.

Ndërkohë, tre adoleshentë nga Roskoveci janë proceduar në gjendje të lirë, pasi u kapën duke vjedhur në stanin e shtetasit A.K, 52 vjeç, banues në Roskovec.

Ata janë identifikuar vetëm me inicialet, M.Ç, 16 vjeç, A.D, 16 vjeç, dhe M.Xh, 15 vjeç.

Dyshohet se këta shtetas kanë kryer edhe vjedhje të tjera në qytet për dokumentimin e të cilave po punohet. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. /k.k/noa.al/