Transmetuar më 25-05-2018, 20:06

Ish-Kryeministri Berisha ka hedhur poshtë pretendimet se audio-përgjimi i publikuar nga PD është dërguar për eksperizë në Itali.

Me anë të një postimi në facebook, Berisha ka publikuar një mesazh të cilin pretendon se e ka marrë nga një Oficer i Policisë Gjyqësore.

Sipas tij, “Asnjë autoritet zyrtar italian nuk ka marrë përsipër ekspertizën! Don Agaçio, ekretari i përgjithshëm i mafies shtetërore po merret më këtë aferë”.

Postimi i plotë:

“Përshëndetje Dr, jam OPGj në Prokurorinë e Tiranës. Po ju njoftoj se kolegë të mij thonë që kanë future dikë tjetër për kampionin e zërit dhe nuk është e Agronit.

Është dhënë të Prokuroria e Tiranës sepse aty kanë pas akses, dhe jo të Krimet e Rënda.

Përveç kësaj, mashtrojnë se asnjë marrvëveshje apo marrje përsipër për ekspertizë nga organet italiane nuk egziston, por Don Agaçio dhe avokati Visha që ka një javë që rrijnë në Romë për të rregulluar ekspertizën fallco të klientit të tij, anonim ju lutem doktor se me ikën koka!. /k.k/noa.al/