Transmetuar më 25-05-2018, 20:18

Ka zgjatur vetëm 48 orë arratia e një 18-vjeçari, i cili tentoi të vrasë me thikë një person.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur dy ditë më parë, në qytetin bregdetar të Durrësit.

I arrestuar është 18-vjeçari, G.GJ, i cili plagosi me thikë 20-vjeçarin me inicialet E.M.

Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, dhe për fat të mirë nuk ka përfunduar tragjikisht.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. /k.k/noa.al/