Transmetuar më 25-05-2018, 21:29

20 vite më parë ai u varros i gjallë, por për fat të mirë u nxorr në kohë nga varri.

Matthew Whitaker është vërtet me fat pasi një grua e gjeti të varrosur në pyll.

Tani, Mateu dhe Azita më në fund janë ribashkuar në një takim emocional në  Ryan Seacrest, ndërsa hera e parë e tyre ishte dita që mund të ishte fatale për Mateun.

Azita gjeti Mateun ndërsa vraponte në një shëtitje në Altadena të Kalifornisë në vitin 1998. Ai u varros në një varr të cekët, i mbuluar me mbeturina dhe mezi merrte frymë. Ishte një nga qentë e Azitës që dha alarmin pasi këmbët e bebes ishin në sipërfaqe.

"Mendova se ishte një kafshë apo krijesë e vdekur", tha ajo në një intervistë në atë kohë. "Pastaj, duke shikuar thellë në pluhur, mund të shihja se ishte një fëmijë".

Mateu mbijetoi dhe u adoptua dhe që prej atëherë Azita nuk e pa më. /k.k/noa.al/